Tola: Ndërhyrje efikase sipas standardeve ndërkombëtare

Më datë:

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin i Kuvendit, shqyrtoi sot projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi.

I pranishëm gjatë diskutimit të këtij projektligji, zëvendësministri i Mbrojtjes Dorian Tola tha se, “ndryshimet e propozuara nga Ministria e Mbrojtjes synojnë përmbushjen e standardeve sipas konventave ndërkombëtare për kërkim-shpëtimin në rastin e aksidenteve detare dhe ajrore”.

Sipas tij, ndryshimet synojnë ndërhyrjen efikase duke rregulluar fushën e përgjegjësisë së shërbimit dhe duke iu përgjigjur nevojave aktuale për ristrukturimin e tij në përputhje me organizatat ndërkombëtare, përkatësisht detare dhe ajrore.

Gjithashtu, theksoi Tola, shërbimi i kërkim-shpëtimit në vendin tonë, paraqet një nevojë imediate për ristrukturimin e tij, duke bërë të mundur edhe ngritjen e mekanizmave të mbikëqyrjes së këtij shërbimi, si Inspektorati i Kërkim-Shpëtimit.

“Për shkak të gamës së gjerë të përfshirjes së aktorëve në ofrimin e këtij shërbimi, në raste aksidentesh detare dhe ajrore, është gjykuar i nevojshëm edhe shtimi i disa organeve të tjera shtetërore me detyrat përkatëse, si Ministria përgjegjëse për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale”, u shpreh zv.ministri Tola.

Ai theksoi se ndryshimet synojnë shmangien e mbivendosjes së shërbimeve me Agjencinë Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit.

Pas diskutimeve komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkojnë votat për BE-në, PS dhe PD miratojnë rezolutën për integrimin europian

Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën...

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...