21.5 C
Tirana

Tjetërsim pronash në Lezhë, lëshohen 10 masa sigurie

Më datë:

Prokuroria ka lëshuar sot, 29 tetor, 10 urdhër-arreste në lidhje me një skemë të dyshuar tjetërsimi pronash në zonën e Lezhës.

Operacioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë dhe me vendim të Gjykatës, pas një hetimi që kishte nisur prej disa muajsh.

Në pranga kanë rënë zyrtarë publikë dhe efektivë policie, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në manipulime dokumentesh dhe favorizime për përvetësimin e tokave.

Hetimet janë ende në vijim, ndërsa emrat e personave të ndaluar nuk janë bërë ende publikë.

Skema dyshohet të ketë përfshirë ndryshime të paligjshme në regjistrat kadastralë dhe lëshim të dokumenteve të falsifikuara për përfitimin e pronave në zonat bregdetare të Lezhës.

Kështu, Prokuroria kë lëshuar një masë sigurie “arrest me burg”, pesë masa “arrest shtëpie”, tre masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe një masë, “pezullimi i ushtrimit të një detyre publike”.

P.T- “arrest në burg”

G.M., ish drejtor i Kadastrës, “arrest në shtëpi”

A.Sh., ish-shef i legalizimeve, “arrest në shtëpi”

A.M., zyrtar i Kadastrës “arrest në shtëpi”

L.B, “arrest në shtëpi”

H.Xh., “arrest në shtëpi”

F.Gj. ish drejtor i IKMT, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

K.M., ish-drejtor i IKMT, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

M.N., polic zone në Shëngjin, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...