10.5 C
Tirana

Tiranë, tritol makinës të nipit të ish-zv prokurorit të Përgjithshëm

Më datë:

Një ngjarje kriminale ka mëngjesin e sotëm të datës 19 dhjetor në kryeqytet, ku një automjet është shkatërruar nga shpërthimi i një lënde plasëse.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, në orët e para të mëngjesit të datës së sotme, 19.12.2025, rreth orës 03:20, në zonën e Selitës së Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili kishte parkuar makinën në oborrin e banesës së tij. Policia thekson se si pasojë, pati vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar.

Autorët e ngjarjes kanë qenë dy persona që lëviznin me dy automjete. Njëri prej tyre është afruar tek porta e shtëpisë dhe ka hedhur lëndën plasëse në oborr, për t’u larguar më pas përmes rrugicave të zonës së Selitës së Vogël. D.J. ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë, por ka pasur problematika të vogla për shkak të punës.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu edhe aktivitetin e bashkëshortes së D. J., e cila rezulton të jetë një nga administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në Ministrinë e Brendshme. Dhe kjo mbetet një pistë e mundshme hetimi.

D.J. është nipi i Thoma Janos, i cili ka mbajtur më parë pozicionin e zv/Prokurorit të Përgjithshëm dhe ka qenë shef i sektorit të përgjimeve në këtë institucion. Th.J. është larguar së fundmi nga sistemi i drejtësisë për shkak të moshës së pensionit. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që puna e ish-prokurorit të lidhet me ngjarjen.

Siç njofton Policia, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, duke nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e motivit dhe autorëve të ngjarjes.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Megjithatë, dëmet materiale në automjetin e shtetasit D. J. janë të konsiderueshme.

Policia nënvizon se hetimet janë në vijim dhe se çdo informacion i siguruar nga qytetarët mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit. “Grupi hetimor po punon intensivisht për të identifikuar autorin/ët dhe për të kapur personat përgjegjës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bahamas njeh Kosovën

Shteti i Kosovës njihet tashmë zyrtarisht edhe nga Bahamas. Presidentja...

Paga minimale 50 mijë lekë, fonde rindërtimi dhe emërime

Këtë të premte, më 19 dhjetor, Qeveria ka miratuar...

USB e SPAK, 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i zv.kryeministres: Duam tre javë kohë

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit...

Gjermania miraton ligjin historik për shërbimin ushtarak

 Ligji i ri gjerman për shërbimin ushtarak do të...