11.5 C
Tirana

Thirrjet janë të hapura, 7 milionë euro për kërkimin shkencor dhe inovacionin

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftimin që Ministria e Arsimit mbështet me një financim prej 7 milionë eurosh thirrjet për projekte të lidhura me kërkimin shkencor dhe inovacionin.

Bëhet fjalë për:

Projektet e kërkimit shkencor dhe zhvillimit;

Projektet e teknologjisë dhe inovacionit;

Projektet e infrastrukturës së kërkimit shkencor;

Siç shkruan kryeministri, thirrjet e hapura përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, u japin “mundësinë të gjitha universiteteve, njësive të kërkimit shkencor dhe kërkuesve shkencorë të zhvillojnë programet e tyre në nivelet më të larta të cilësisë së kërkimit, frymës së inovacionit dhe për të prodhuar impakt real në aktivitetin ekonomik, social e teknologjik të vendit.”

Një ditë më parë, gjatë eventit të mbajtur për shpalljen e 3 thirrjeve për aplikime, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi se kërkimi shkencor dhe të dhënat që prodhohen prej tij, duhet të përkthehen në një realitet të prekshëm dhe të reflektojnë impakt në politikbërje, ekonomi, ndryshime ligjore dhe në aktivitete të tjera të vendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përmbytje në Himarë, uji hyn edhe në komisariat

Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë...

Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

Gjykata e Lezhës ka caktuar këtë të premte, masën...

Miratohet amnistia penale, qindra të burgosur lirohen menjëherë

Qeveria miratoi sot Amnistinë Penale. Lajmin e konfirmon Ministri...

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

https://www.youtube.com/live/drmdAxWnV6k?si=Ts8Hi2VY7owEySi0&t=977 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në...