Therja për vdekje e Van Koxhës/ Gjykata italiane lë në burg dy shqiptarët, pista kryesore që po hetohet

Më datë:

Gjykata në Itali ka lënë në burg dy shqiptarët, që akuzohen se vranë mbrëmjen e 25 nëntorit në Marghera shqiptarin Van Koxha. Sherri dyshohet se ka për motiv lojërat e fatit, por diçka e tillë nuk është ende zyrtare.

Janë mësuar edhe emrat e të dyshuarve, që kanë mohuar krimin përballë gjykatës. Policia ka shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, që dyshohet se kanë gisht në ngjarje. Dy shqiptarët e arrestuar janë Adnan Ramadani, 30 vjeç dhe Imer Imeri, 49 vjeç.

Ndaj Ramadanit rëndon akuza e “vrasjes me paramendim”, si dhe “armëmbajtja pa leje”. Imeri akuzohet për përfshirje në grindje. Ramadani ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur në gjykatë. Bashkëpunëtori i dyshuar ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në grindje, por se thjesht ka qenë afër. Pas ngjarjes, dy të dyshuarit janë parë duke ikur me vrap, ndërsa dyshohet se kanë dashur të fshehin edhe një thikë.

Avokati mbrojtës i të pandehurve ka deklaruar se Imeri çalon, ndaj e ka pasur të pamundur të përfshihej në sherr. Përcaktuese mund të jetë autopsia, e cila do të kryhet nga mjeku kompetent, si dhe ekzaminimi i armës së sekuestruar nga Adnan Ramadani, një thikë kuzhine 13 cm, e cila nuk ka pasur gjurmë të gjakut.

Van Koxha dhe vëllai i tij janë sulmuar brutalisht me armë të ftohta, teksa 41-vjeçari mori plagë të thella në gjoks e në qafë, që ishin vdekjeprurëse për të. Vëllai i tij mbijetoi. Ngjarja mund të kishte qenë edhe më tragjike, nëse të plagosurit nuk do kërkonin ndihmën e një patrulle policie, duke iu thënë “na ndihmoni, na therën”. Një nga policët çoi të plagosurit në spital, ndërsa tjetri ndoqi të dyshuarit.

Krimi ka ndodhur në Marghera, në një zonë, që njihet si një “vend ku gëlon krimi”. Zona njihet edhe për lojëra ilegale kumari, ku luhen shuma të konsiderueshme. Si viktima, edhe autorët nuk jetonin në atë zonë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryesia e PD-së mblidhet, Berisha kërkon vijimin e anëtarësimeve

Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e...

Nderime për Dëshmorët e Policisë në 5 Maj

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni...

Sekuestrohen ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit

Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare,...

MEPJ dënon sulmet me raketa dhe dronë nga Irani kundër Emirateve të Bashkuara Arabe

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi sot...