Thana dhe vetitë e saj kuruese, gjithçka që duhet të dini

Më datë:

Thanat janë ndër frutat më të veçantë medicinalë me përdorim të gjerë në mjekësinë popullore.

Thanat përdoren në shumë kura të ndryshme për shërimin dhe trajtimin e disa sëmundjeve, prej të cilave edhe problemet me diabetin. Thana gjithashtu shërben si një produkt bazë për të mbajtur të stabilizuar nivelin e sheqerit në mënyrë natyrale.

Thanat kanë sezon të shkurtër. Për një periudhë 30 ditore apo edhe më shumë rekomandohet konsumimi i të paktën 15 kokrra thanave pas vaktit të mëngjesit. Për këtë kurë do t’ju duhet 1 kg thana dhe 2.5 litra ujë. Lajini thanat dhe vendosini në një tenxhere bashkë me ujin. Lini të ziejnë përreth 1 orë. Më pas fikni sobën, përmes një luge druri shtypni frutat e thanës dhe lërini me kapak të mbyllur derisa të ftohen.

Më pas, kulloni lëngun e thanave, vendoseni në shishe apo kavanoz qelqi të pastruar mirë dhe ruajeni në frigorifer. Konsumoni nga një filxhan kafeje me lëng thane herët në mëngjes çdo ditë për një periudhë 30-ditore. Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve.

Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarrea. Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Taksistët protestojnë në Tiranë, kërkojnë uljen e çmimit të karburantit

Sindikata e Transportit Taksi të Shqipërisë dhe Sindikata e...

Berisha kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor: Modeli i Kosovës është më i miri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD...

Kërkesa për më shumë punonjës dhe fonde, deputeti socialist vë në pikëpyetje performancën e KLSH-së

Kërkesa e Kontrollit të Lartë të Shtetit për më...

Grabitja pranë Komunës së Parisit, Gjykata rrëzon pretendimet e Dukës dhe e lë në qeli

Robert Duka, i dyshuar për grabitjen e bankës në...