Thaçi: Vendimin për të mandatuarin e kam nënshkruar, pres që Kurti ta pranojë

Më datë:

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimin për mandatarin për kryeministër e ka nënshkruar dhe se pret që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ta pranojë atë.

Kështu ka thënë ai para gazetarëve, duke shtuar se Kosova nuk do të mbetet e bllokuar edhe shumë gjatë sepse vullneti i njerëzve të Kosovës është më i madh se çdo lider – edhe se pretendimi për të mbajtur peng një shtet dhe një popull.

“Ajo që dua të ndodh është respektimi i plotë i vullnetit të qytetarëve të Kosovës të shprehur me 6 tetor. Partitë politike në përputhshmëri me rezultatin zgjedhor duhet t’i japin zgjidhje këtij procesi në mënyrë që të implementohet vullneti qytetar”.

“Adresa e zgjidhjes së këtij ngërçi është ende tek partitë politike. Në momentin kur të kalojë në një fazë tjetër – Presidenti i vendit duke ushtuar të drejtën e tij kushtetuese dhe ligjore, natyrisht se do të punojë me tërë potencialin dhe në konsultim me partitë politike që të garantohet funksionimi demokratik i institucioneve të Republikës së Kosovës”.
“Kjo rrjedhoje e zhvillimeve politike, përgjigjen e kërkon në adresat e partive politike. Nuk duhet të hyjmë në një fazë ngërçi apo një refuzimi për mos-ndërtimin e institucioneve sepse njerëzit kanë votuar të kenë institucione dhe jo për të krijuar vakuume të panevojshme” njofton media kosovare.

Thaçi ka theksuar se Kosova nuk do të mbetet e bllokuar për shumë gjatë dhe se do të shikohen të gjitha mundësitë e variacioneve politike që të gjendet një zgjidhje e cila është në përputhje me vullnetin qytetar.

“Për hir të korrektësisë, ju e dini letrat që ia kam dërguar kryetarit të partisë së parë në Kosovë, [Albin Kurtit aktualisht] që ta merr qysh e do rendi, rregulli dhe përgjegjësia politike qytetare – edhe zyrtarisht të drejtën e mandatarit për themelimin e Qeverisë”.

“Takimi ynë që ka qenë në zyrën time ka qenë një takim i një vullneti të mirë. Por, në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri që të mos vazhdojë të mbetet vendimi im që e kam nënshkruar [ku Albin Kurti nominohet si kandidat për Kryeministër] në tavolinën time”.

“Nënshkrimi im për vendimin për mandatar ekziston dhe është në tavolinën time”.
“Si president i vendit, theksoj se vullneti i njerëzve të Kosovës është më i madh se çdo lider – edhe se pretendimi për të mbajtur peng një shtet dhe një popull”.

“Unë pres që vendimin të cilin e kam nënshkruar duke menduar se do ta marrë [Albin Kurti] sepse ka zhvilluar fushatë si kandidat për kryeministër; prandaj është shumë normale që ta pranojë edhe zyrtarisht nominimin si kandidat për Kryeministër”.

“Nëse jo, atëherë natyrisht se është e drejtë e tij e refuzimit publik dhe zyrtar se nuk është i gatshëm dhe kjo mbetet në përgjegjësinë e respektimit të vullnetit të elektoratit”, informon Klan Kosova.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Kemi një nga mbrojtjet kibernetike më të forta në Europë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka sot një...

Kaos në Kapshticë, protesta në anën greke bllokon kalimin kufitar për katër orë

Këtë të hënë, qarkullimi i automjeteve dhe udhëtarëve përmes...

Përplasje në Kuvend, marrëveshja me SHBA-në avancon me procedurë të përshpejtuar – seanca ndërpritet

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është mbyllur pas...

Përshkallëzohet protesta, efektivët ndërhyjnë me forcë – shoqërohet Arben Kola e disa persona të tjerë

Policia ka shoqëruar aktivistin dhe një prej organizatorëve të...