18.5 C
Tirana

Thaçi: Mirëpresim ata që na njohin si shtet sovran

Më datë:

Hashim Thaçi u shpreh se nuk është njoftuar zyrtarisht për vizitën e përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, por theksoi se është me rëndësi që përfaqësuesit ndërkombëtar që merren me këtë çështje, ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.

Ai shprehu edhe njëherë besimin te lidershipi amerikan.

“Nuk jam informuar ende zyrtarisht, do të shohim axhendën. Pastaj do përgjigjem si president i vendit. Por për ne është me rëndësi që përfaqësuesit ndërkombëtarë që merren me këtë çështje ta trajtojnë Kosovën si vend i pavarur dhe sovran, çdo qasje tjetër është e dështuar kushdo që të jetë ai. Kemi besim të plotë në qasjen e SHBA-ve dhe besojmë se lidershipi i presidentit Trump dhe dinamika e ambasadorit Grenell do jenë efektive dhe do shënojnë rezultate”, u shpreh Thaçi.

I pyetur se kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë, presidenti shtoi se ai do të drejtohet nga “përfaqësuesit legjitim të Kosovës”.

“Ne nuk jemi në garë me njëri-tjetri, por do ta plotësojmë njëri-tjetrin”, tha ai.

Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron tha se dialogu Prishtinë-Beograd mund të rinisë gjatë një samiti të ardhshëm në Paris. Macron, në një telegram urimi dërguar kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hoti me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë, shprehu besimin se Hoti do t’i marrë masat e nevojshme për të bërë të mundur rifillimin e dialogut dhe tha se Serbia gjithashtu duhet të bëjë pjesën e saj të përpjekjeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...