13.3 C
Tirana

“Tetori rozë”, Begaj: Ekzaminimet në kohë shpëtojnë jetë

Më datë:

Në muajin ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, Presidenti Bajram Begaj përcolli sot një mesazh sensibilizues për kryerjen e kontrolleve të vazhdueshme, ndërsa theksoi se “ekzaminimet në kohë shpëtojnë jetë”.

Në kuadër të Tetorit Rozë, Kreu i Shtetit organizoi një takim ndërgjegjësues me gra e vajza në ambientet e Presidencës.

“Si mjek, si bashkëshort dhe si prind ju ftoj të bëni ekzaminimet, pasi parandalimi është më i lehtë se trajtimi. Ekzaminimet në kohë shpëtojnë jetë! Bëni pjesë të jetës suaj kontrollet e herëpashershme! “Tetori rozë” duhet të jetë në çdo ditë të vitit”, u shpreh ai.

Për të rritur ndërgjegjësimin, përgjatë gjithë muajit tetor, organizohen aktivitete të ndryshme, për të inkurajuar gratë që të kryejnë kontrolle të rregullta, si mamografia, që ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Qëllimi është të rritet numri i ekzaminimeve për kapjen e hershme të kancerit dhe për rritjen e mundësive për një shërim të plotë të gruas.

Simboli kryesor i kësaj fushate është shiriti rozë, i cili përfaqëson mbështetjen dhe solidaritetin me të prekurat nga kjo sëmundje, si dhe angazhimin për parandalim dhe kujdes të vazhdueshëm shëndetësor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Arrestimi i aktivistëve, vijon bllokada e gjykatës në Novi Sad

Në Novi Sad, protesta e organizuar nga studentët dhe...

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dosja “Partizani” kalon për gjykim

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, ku si rrjedhojë...

Protestë historike në Hagë kundër luftës në Gaza – 100 mijë qytetarë kërkojnë veprim nga qeveria holandeze

Rreth 100 mijë protestues marshuan në Hagë në demonstratën...

Kryeministri izraelit zotohet të ndalë urinë në Gaza

Presioni i aleatëve funksionoi ndaj Kryeministrit Benjamin Netanyahu, i...