14.5 C
Tirana

Tetori është muaji i virozave, ja ushqimet që duhet të konsumoni, janë aleatët tuaj

Më datë:

Studiuesit e mjekësisë janë të mendimit se ikja e oreksit kur jemi sëmurë, është një nga mekanizmat e organizmit për të luf tuar së mundjen ose infeksionin.

Ky proces riciklimi qelizor përdoret nga organizmi për t’u vetëpastruar. Në mungesë të ushqyesve, qelizat detyrohen të rregullojnë vetë procesin e riciklimit duke shkaktuar edhe eliminimin e baktereve dhe viruseve.

Megjithatë ushqimi është i domosdoshëm dhe duhet të ndihmojmë trupit të rifitojë oreksin dalëngadalë.

Mungesa e gjatë e ushqimit është gjithsesi e dëmshme. Mungesa e ushqimit shkakton stres dhe të qenit të stresuar nuk ndihmon në përmirësimin e shëndetit. Konsumoni sa më shumë supa të lehta me limon.

Majdanozi
Kjo bimë përdoret me sukses kundër një sërë problemesh shëndetsore. Barishtja përmban sasi të mëdha antioksidantësh, vitaminash dhe vajrash esencialë që ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të kolesterolit dhe ulin kolesterolin e keq.

Ajo është efikase në gjallërimin e dëshirës për ushqim, ndihmon tretjen dhe stomakun. Kopra si bimë është një nga produktet më të mira kundër mungesës së oreksit.

Përtypja e farave ju rikthen oreksin dhe zbut fryrjet që vijnë si pasojë e problemeve në aparatin tretës. Farat e Koprës mund t’i gjeni në pikat e bimëve medicinale.

Xhenxhefili është ideal për të rimëkëmbur dëshirën për ushqim. Konsumi i xhenxhefilit rrit sekrecionet gastrike dhe dëshirën për ushqim.

Përdoreni xhenxhefilin në gatimet tuaja për të zgjidhur problemet me oreksin si edhe çaj. Për çajin në një gotë ujë duhet rreth 1 cm xhenxhefil i grirë ose në feta në një gotë ujë.

Nenexhiku njihet për vlerat terapeutike sidomos kundër problemeve me tretjen. Shkencëtarët kanë zbuluar që nenexhiku është përdorur në mjekësinë popullore për mbi 10,000 vjet.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ai ndihmon në rikthimin e oreksit dhe ju mban të shëndetshëm dhe në formë. Pini çaj nenexhiku një herë në ditë për të zgjidhur problemin e mungesës së oreksit.

Çaji i nenexhikut lehtëson kalimin e gazrave në organizëm, largon të vjellat, zgjidh problemet me diarenë dhe konstipacionin.

Sugjerohet që nëse vuani nga këto simptoma ta pini çajin përpara se të shtriheni për të fjetur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e Egli Progës, gjykata çon në burg 3 persona të tjerë

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për...

Kjo është zhurma që bën Toka në hapësirë

Ky është tingulli i fushës magnetike të Tokës.  Madje...

Krijohet partia e re opozitare “Djathtas 1912”, Alibeaj: Besojmë tek shteti i së drejtës

Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi sot parimet e partisë së...

Dhimbjet e Kyçeve – Ushqimet që nuk Duhet të Hani

Dhimbjet e kyçeve ndikojnë fort në cilësinë e jetës,...