Test i detyruar për të huajt që dëbohen nga Zvicra

Më datë:

Për të huajt që duhet të largohen nga Zvicra, autoritetet në të ardhmen duhet të sigurojnë mundësinë që ata të detyrohen të bëjnë testin Covid.

Kjo është vendosur sot nga deputetët e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës

Me këtë rast vendimi është marrë pa votat e të majtës  (Partisë Socialdemokrate) dhe të Gjelbërve

Këto dy parti kanë kritikuar qëndrimin në fjalë duke thënë se kjo është një ndërhyrje disproporcionale në integritetin fizik të të huajve që dëbohen.

Por, shumë shtete dhe kompani ajrore pranojnë njerëzit e dëbuar nga Zvicra vetëm nëse rezultojnë negativë, ka argumentuar ministrja e drejtësisë Karin Keller-Sutter, resori i së cilës mbulon këtë problematikë.

Por, nga ana tjetër shumë nga personat që dëbohen pritet se do të refuzojnë t`i nënshtrohen testimit.

Pas votimit në Dhomën Nacionale, tani është radha e votimit të kësaj çështjeje në Dhomën e Kantoneve (senat).

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...