Terroristët u neutralizuan gjatë një operacioni të sigurisë në provincën Van

Më datë:

Të paktën tre terroristë u neutralizuan në një operacion në provincën lindore turke Van, njoftoi Ministria e Brendshme, (AA).

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “të neutralizuar” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Në kuadër të përpjekjeve antiterroriste për të garantuar sigurinë e brendshme, forcat e xhandarmërisë kryen operacionin në zonat rurale të Tendurek në qarkun Caldiran.

Operacionet janë duke vazhduar në rajon, shton deklarata.

Megjithëse deklarata nuk përmendte ndonjë grup specifik terrorist, Turqia ka kohë që po kryen operacione kundër PKK-së në rajon.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Macron përjashton pjesëmarrjen e Francës në misionin amerikan në Hormuz

Presidenti francez Emmanuel Macron mirëpriti sot ndihmën e njoftuar...

JEREVAN – Carney: Evropa dhe Kanadaja nuk janë të dënuara të durojnë një rend botëror “brutal”

 Evropa dhe Kanadaja nuk janë “të dënuara” të durojnë...

Rama në foton familjare me liderët në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Jerevan të Armenisë,...

Aksidenti në Durrës, 8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën

 I mituri që u aksidentua ditën e djeshme, në...