8.5 C
Tirana

“Terroristët jetojnë të lirë”, Berisha jashtë Kuvendit: Motoja e mazhorancës, vidh dhe ik

Më datë:

Sot më datë 18 dhjetor 2025, në parlament u zhvillua një seancë aspak e zakonshme, teksa kishte tensione, debate dhe madje edhe përplasje fizike.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një dalje jashtë parlamentit, tha se kjo qeveri mban të lirë terroristët, njerëz që kryejnë pengmarrje dhe vjedhje marramendëse.

Sipas tij, motoja e mazhorancës është “vidh e ik”. Ai tha se hajdutët në qeveri nuk përballen dot me opozitën.

“Motoja e tyre është vidh dhe ik. Terroristët jetojnë të qetë, biles me mbrojtje shtetërore.

Rama ndodhej në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij, mes Lindës dhe Belindës. Mbrëmë ka vendosur të mbajë Lindën dhe të lëshojë Belindën. Parlament me ata që zbatojnë ligjin, vidh e ik, nuk ka”, deklaroi Berisha.

Si pasojë e përplasjeve në parlament, kryetari i parlamentit Niko Peleshi ka përjashtuar nga salla deputetët demokratë Klevis Balliu dhe Flamur Nokën. Seanca zgjati pak, pasi PS kaloi direkt në votim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...