Terror në një shkollë në Stamboll, 8 nxënës të plagosur

Më datë:

Një sulm me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në lagjen Başakşehir të Stambollit, ku tetë nxënëse mbetën të plagosura.

Sipas autoriteteve lokale, incidenti ndodhi rreth orës 08:35, gjatë një sherri mes nxënësve. Dyshohet se sulmi është kryer nga një nxënëse 15-vjeçare, e cila më pas është arrestuar.

Të plagosurat u transportuan me ambulanca në Spitalin e Qytetit Başakşehir Çam dhe Sakura për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas raportimeve fillestare, tre prej vajzave ndodhen në gjendje të rëndë.

Në një deklaratë, Prefektura e Stambollit konfirmoi se një përleshje kishte shpërthyer mes nxënësve në shkollë, duke shkaktuar disa të plagosur. Fillimisht autoritetet raportuan për pesë nxënës të lënduar, ndërsa të dhënat e mëvonshme flasin për tetë nxënëse të plagosura.

Pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën ekipet mjekësore, ndërsa nxënëset e plagosura u dërguan në spital për trajtim.

Për incidentin ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ, ndërsa autoritetet po vijojnë të zbardhin rrethanat e sulmit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Drogë pranë shkollave, goditet grupi kriminal në Tiranë

Shitja e lëndëve narkotike pranë shkollave të Tiranës vijon...

Gjyqi i Veliajt shtyhet për më 13 tetor, GJKKO gjobit avokatët me 50 mijë lekë

Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen e Erion Veliajt. Gjykata ka...

Mijëra protestues në Madrid pas bllokimit të dekreteve për strehimin

Thirrja “Greva e përgjithshme tani!” ka përfshirë Madridin dhe...

Vjedhjet alarmojnë Orikumin dhe Dukatin, banorët kërkojnë masa nga Policia

Banorët e Orikumit dhe Dukatit denoncojnë se prej ditësh...