1.5 C
Tirana

“Territor i pastër”, asgjësohen mbi 2400 bimë kanabis në Shkodër

Më datë:

Në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis “Territor i pastër” që ka si objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut.

Policia e Shtetit njofton se, gjatë kësaj faze të megaoperacionit shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 606 bimë kanabis.

Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel dhe asgjësuan 531 bimë kanabis.

Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës në territorin e njësisë administrative Shllak asgjësuan 1312 bimë kanabis.

Policia njofton se, vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një...

Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin Qani Xhafa

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, lë në fuqi sekuestrimin e banesës te Kodra e Diellit

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi...