15.5 C
Tirana

Tërnava uron Bajramin: Namazi falet, por s’ka ceremoni nëpër xhamia

Më datë:

Myftiu Naim Tërnava ka uruar Fitër Bajramin dhe ka kërkuar nga besimtarët që edhe këtë herë të festojnë duke respektuar masat kundër pandemisë.

Ai ka thënë se nesër do të falet namazi i Bajramit, por ceremonia do të anulohet.

“Ne nesër kemi festë dhe bashkërisht do të jemi në xhamitë tona për të falur namazin e Fitër Bajramit, por të kemi kujdes se virusi ende është në mesin tonë.

Prandaj, për të ruajtur shëndetin publik ne kemi hequr dorë nga ana ceremoniale e manifestimit tradicional të Bajramit.

Në xhami do të jemi duke respektuar protokollet anti-COVID dhe për të falur vetëm namazin e Fitër Bajramit”.

Tërnava ka bërë thirrje për kujdes edhe gjatë vizitave familjare duke kërkuar që të ruhet karakteri i festës, por pa shkelur rregullat.

Myftiu tha se Ramazani bëri bashkë njerëzit mes vete dhe i bëri më fisnikë.

“Sonte është natë e madhe, nata e Fitër Bajramit, me iftarin e së cilës besimtarët përfundojnë Ramazanin dhe bëhen gati për të festuar.

Agjërimi është ibadet që kryhet me norma të caktuara që besimtarët e kryejnë vetëm për krijuesin e tyre.

Ramazani në vete ka bartur momente dhe ibadete të veçantë duke na fisnikëruar. Ishim më shumë pranë më të dashurve tonë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...