8.5 C
Tirana

Tërnava: Për dy ose tre ditë mund të fillojë hapja e xhamive

Më datë:

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, në një intervistë për RTV Dukagjinin ka deklaruar se rënia e numrit të infektuarve në ditët e fundit është mundësi e mirë që këto ditë të filloj hapja e xhamive.

“Unë them derisa këto ditë kemi lajme të mira, atëherë këto janë shenja të mira. Me emër të Zotit nesër do të takohem me kompetentët tanë, edhe me Institutin edhe me Ministrinë e Shëndetëisë, nëse kështu vazhdon brenda dy tre ditëve është e mundshme që të startojmë në xhami për faljen e namazeve”.

I pari i BIK-ut tha se ka qenë e nevojshme që të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe falja e namazit të Fitër Bajramit të kryhet në kushte tjera nga ato të zakonshmet.

“Qytetarët na kanë kuptuar drejtë dhe mire. Nëse qesim para vetes diçka më të shenjtë se mirëqenien e popullit atëherë nuk jemi as imam, as hoxhallarë, as politikanë, me një fjalë nuk jemi askushi”.

Këtë vit falja e Fitër Bajramit është kryer nëpër shtëpi sepse grumbullimi i besimtarëve nëpër xhami nuk ka qenë i lejuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për shkak të pandemisë COVID-19.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...