4.5 C
Tirana

Tërmeti u dëmtoi pallatin, banorët në Kombinat protestë: Godina të ndërtohet në të njëjtin vend

Më datë:

Banorët e një pallati në Kombinat janë hedhur në protestë, në shenjë kundërshtie për shembjen e godines, e cila është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi se banorët pohuan se pallati në fjalë ishte klasifikuar nga ekspertë të huaj si DS3.

Sipas tij, vetëm pak ditë më parë banorët ishin njoftuar se pallati do të shembej, pasi ishte klasifikuar si DS4.

IMT-ja e Bashkisë së Tiranës ka hasur sot në rezistencën e disa prej banorëve që ende jetojnë në këtë pallat të ndërtuar që në vitet ’70, pasi një pjesë e familjarëve që jetonin aty janë shpërngulur pasi kanë përfituar edhe bonusin e qirasë.

Nga ana tjetër këta banorë kërkojnë që nëse pallati shembet, të ndërtohet një i ri në vendin ekzistues.

Tashmë në disa prej pallateve që ndodhen në këtë lagje ka nisur shembja e tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...