Tërmet i fuqishëm në Stamboll

Më datë:

Një tërmet me magnitudë 6.2 u regjistrua në Stamboll të Turqisë këtë të mërkurë sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave. Deri më tani nuk ka raportime për dëmtime apo të lënduar.

Dridhjet e tokës u regjistruan 40 kilometra në jugperëndim të Stambollit në Detin Marmara në një thellësi prej 10 kilometrash. Sipas asaj që shkruajnë mediat, tërmeti u ndje në disa rajone të Turqisë.

Si pasojë e lëkundjeve të forta, kanë qenë të shumtë banorët që kanë dalë nga banesat, ndërkohë që raportohet se vijojnë dridhjet e tokës.

Turqia goditet shpesh nga tërmetet. Në Shkurt të vitit 2023 një tërmet me magnitudë 7.8 shkatërroi me qindra mijëra ndërtesa dhe la më shumë se 53 mijë vetë të vdekur. Mbi 6 mijë të tjerë humbën jetën në Sirinë fqinje, e cila u godit gjithashtu nga tërmeti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gara për kreun e PD/ Sot afati i fundit, tre kandidatë lënë dokumentet në recepsion

Partia Demokratike ka hyrë në një fazë procesi zgjedhor...

“Është gjeniale”, Trump ‘vë bast’: Bllokada ime detare do të sfidojë historinë dhe do ta shkatërrojë Iranin

Bllokada detare e Presidentit Donald Trump është përpjekja e...

Europa dhe Conference League, luhen sot ndeshjet e para gjysmëfinale

Pas spektaklit që ofruan dy ndeshjet e para gjysmëfinale...

Mikroplastika në kuzhinë: Burimet kryesore dhe si t’i shmangni!

Gjithnjë e më shumë njerëzit po përdorin mjete kuzhine...