7.5 C
Tirana

Tentuan të marrin me forcë në makinë një person, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, në pranga dhe 6 të tjerë

Më datë:

Policia e Tiranës ka arrestuar tetë persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve janë edhe dy të rinj, 27 dhe 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë tentuar të marrin me forcë në makinë, shtetasin L. S.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: A. M., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe E. C., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë tentuar të marrin me forcë në makinë, shtetasin L. S.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Sh., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G. K., 51 vjeç, R. M., 40 vjeç dhe S. S., 33 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A. S., 29 vjeç dhe E. D., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Më datë 25.07.2021, në rrugën “Frosina Plaku”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe disa sende me vlerë në banesën e shtetasit G. Dh., 32 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...