13.5 C
Tirana

Tentuan të kalojnë kufirin me drogë në makinë, policia e Kukësit arreston 2 të rinjtë nga Prishtina

Më datë:

Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në hyrje të Morinës, për shkak se tentuan të kalojnë kufirin me lëndë narkotike në automjet.

Sipas policisë në pranga kanë rënë R.R., 24 -vjeç dhe A.A., 25 –vjeç, ndërsa gjatë kontrollit të kryer në automjet u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

NJOFTIMI

Kukës/Informacion

Tentuan të kalojnë kufirin më lëndë narkotike në automjet, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-R.R., 24 vjeç dhe A. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit R. R. dhe A. A.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në automjet u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...