16.5 C
Tirana

Tentoi të vrasë me armë zjarri një person në Institut, arrestohet 36-vjeçari

Më datë:

Pas rreth tri javësh nga tentativa e vrasjes në rrugën “Ramadan Citaku”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, finalizuan sot më 18 dhjetor 2025, operacionin “Akuza” dhe lokalizuan autorin e dyshuar. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pas hetimeve ka rezultuar se shtetasi F. F. ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin M. J., dhe pas krimit është ndihmuar nga shtetasi I. L., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia njofton se gjatë operacionit u lokalizuan dhe u ndaluan tre persona. U ndalua shtetasi F. F., 36 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, mbetur në tentativë, dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’”. Ndërsa shtetasi I. L., 32 vjeç, u arrestua gjithashtu, pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Përkrahja e autorit të krimit’”.

Përveç tyre, policia njofton se u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 30 vjeç, i cili ndihmoi autorin gjatë lëvizjes së tij nga Instituti deri në bulevardin ‘Nënë Tereza’”. Sipas njoftimit, 36-vjeçari F. F. u lokalizua dhe u kap pas ndjekjes së automjetit me të cilin ai lëvizte së bashku me shtetasin M. N.

Operacioni i zhvilluar nga specialistët e policisë ishte rezultat i një pune intensive informative dhe ndjekjeje, për të kapur autorin e plagosjes me armë zjarri të shtetasit M. J., më 23 nëntor 2025. Policia thekson se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...

Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica...

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të...