17.5 C
Tirana

Tentoi të shesë makinën që nuk e kishte në pronësi, policia arreston italianin në Kakavijë

Më datë:

Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar një 36-vjeçar italian, pasi ka tentuar të shesë një automjet të që nuk e kishte në pronësi. Sipas uniformave blu është prangosur M. S., 36 vjeç, lindur në Itali ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Citroen”.

Njoftimi i plotë:

Në datën 14.09.2021, pas marrjes së informacionit nga Zyra Kombëtare e Interpol Tirana për automjetin e trafikuar tip “Citroen”, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije e kanë konstatuar automjetin.

Për kryerjen e procedurave të mëtejshme janë njoftuar specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, të cilët bënë ndalimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi M. S., 36 vjeç, lindur në Itali(banues në Spanjë), pasi dyshohet se ky shtetas do ta shiste këtë automjet, ndërkohë që nuk është pronari i automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...