Tentoi të hynte në Shqipëri me mbi 45 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 43-vjeçari

Më datë:

Një 43-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka tentuar të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes Portit Vlorë me 45 600 euro të padeklaruara.

Sipas asaj që bën të ditur policia shuma e parave është sekuestruar.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të një shume të konsiderueshme parash.

Për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. R., 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin e tij tip furgon, u gjetën 45 600 euro që ai synonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në...

Shije & traditë kungull i pjekur në furrë

Është ndër ëmbëlsirat e veçanta dhe të shëndetshme që...

“Territorialja”, flasin krerët e bashkive në qarkun Elbasan

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesa me kryetarët e...

Festivali i këngës në Eurovizion

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision,si në vitin 2024 ashtu...