11.5 C
Tirana

Tentoi të digjte me benzinë gruan e tij, arrestohet autori

Më datë:

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka arrestuar shtetasin Bledar Trëndafili. Ai akuzohet se ka djegur me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili. Ngjarja ndodhi në qytetin e Korçës një muaj më parë. Shkak për ngjarjen ishte divorci i kërkuar nga Melisa Trëndafili.

Sipas njoftimit të Policisë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Bledar Trëndafili, 45 vjeç.

Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 31.08.2024, në lagjen nr. 2, Korçë, ku ky shtetas tentoi të digjte me lëndë djegëse benzinë, bashkëshorten e tij në proces divorci, shtetasen Melisa Trëndafilin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...