13.5 C
Tirana

Tensionet në veri, Lajçak dhe Escobar vizitë në Kosovë e Serbi

Më datë:

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i ka thënë KosovaPress-it, se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak dhe dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, do të qëndrojnë të hënë dhe të martën në Prishtinë dhe Serbi, ku do të angazhohen për depërshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Stano ka thënë se përfaqësuesi i BE-së dhe ai i ShBA-ve, të hënën do të jenë në Kosovë.

“Mund të konfirmoj se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd të hënën dhe të martën, së bashku me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, për të ndjekur thirrjet e nivelit më të lartë të BE-së për depërshkallëzimin e tensioneve në veriun e Kosovës. Përshëndetjet më të mira”, ka thënë ai për KosovaPress.

Ndërkohë, sipas burimeve të KosovaPress-it, ata do ta kenë një vizitë edhe në veri të vendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

MYNIH – Starmer: BM-ja duhet të eksplorojë lidhje më të ngushta me tregun e vetëm të BE-së

Kryeministri britanik, Keir Starmer i është drejtuar sot Konferencës...

AKU gjobit baxhon në Fier për shkelje të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë kontrollit të ushtruar...

“Rama nuk ishte dot në Mynih, s’ishte i denjë”, Berisha batuta: I “ngeli në dorë” Dashi…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një...

Molotovë dhe përplasje me policinë, Gjykata e Tiranës cakton “Detyrim Paraqitje” për 14 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës, vendosi këtë të shtunë, 14 shkurt,...