Banorët e Rrjolit në Velipojë kanë protestuar edhe sot në lidhje me projektin për ndërtimin e një resorti luksoz në zonë.
Pas tubimit përpara Kuvendit dhe Prokurorisë së Posaçme, ata janë mbledhur edhe sot në Velipojë për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me projektin.
Gjatë protestës ka patur edhe një përplasje mes protestuesve të forcave të rendit në përpjekje të banorëve për të mos lejuar punimin dhe duke bllokuar automjetet pasi janë ulur në rrugë.
“Punëtorë ju punëtorë ne, me gjak ju me gjak ne”, shprehen ata ndërsa kanë deklaruar edhe se janë gati të japin edhe jetën për tokën e të parëve.
“Do të vdesim këtu për tokën tonë dhe të gjyshërve”


