Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Ndaloni te Çadra e Kujdesit për ujë, matni tensionin


Më datë:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm këto ditë të nxehta vere.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj fton qytetarët që kalojnë pranë sheshit “Skënderbej”, të ndalojnë te Çadra e Kujdesit e vendosur nga Bashkia për të pirë ujë dhe matur tensionin.

“Këto ditë të nxehta ju lutem shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut dhe sigurohuni që të keni gjithmonë ujë me vete, sidomos të moshuarit dhe fëmijët. Nëse je pranë sheshit “Skënderbej”, ndalo te Çadra e Kujdesit pi ujë, mat tensionin dhe freskohu pak para se të vijosh prapë rrugën”, shkruan Veliaj.

Këtë javë vendi ynë është përfshirë sërish nga temperaturat e larta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çështja e amnistisë fiskale, Bozdo ngre shqetësime për veprimet e Tatimeve

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Enno Bozdo ka shprehur...

Letër nga Trump për Vjosa Osmanin, mesazhe për vijimin e marrëdhënieve

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër...

Rama udhëton drejt Athinës, pritshmëri për diskutime mes dy liderëve

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbërrin sot në Athinë ku...

Hapet Kampusi Ndërkombëtar i Tiranës, Kumbaro: Një dritare bashkëpunimi akademik me Francën

U përurua sot hapja e Kampusit Ndërkombëtar të Tiranës...