Teknologji moderne për identifikimin e viruseve në ISHP, rezultate brenda 45 minutave

Më datë:

Laboratori i Virologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, falë teknologjisë moderne dhe pajisjeve të avancuara bën identifikimin e viruseve respiratore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se në këtë laborator, teknologjia inovative dhe ekspertiza profesionale bëjnë të mundur identifikimin e viruseve respiratore, në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik.

Dr. Iris Hatibi shprehet se në një nga dhomat e laboratorit kryhet inaktivimi i kampionëve, të cilët vijnë nga survejanca për monitorimin e viruseve të ndryshme respiratore.

“Në këtë moment, po kryhet teknika e purifikimit të kampioneve për të bërë identifikimin e materialit gjenetik me metodën molekulare PCR. Në dhomën e pajisjeve Rela Time PCR kryhet teknika e identifikimit në nivel molekular të materialit gjenetik për sa i përket virusit të gripit dhe viruseve të tjera respiratore Sars Cov 2, RSV, etj”, tha Hatibi.

Sipas saj, kjo është një mënyrë efikase që bën diferencim midis viruseve respitarore që qarkullojnë në sezonin e dimrit dhe vjeshtës, por edhe gjatë verës. Pra, survejanca për monitorimin e viruseve respiratore është aktive gjatë gjithë vitit.

“Në këtë laborator kryhet sekuencimi gjenetik, e cila është një metodë për sa i përket identifikimit të varianteve në qarkullim për viruset respiratore duke përfshirë grip dhe Sars Cov 2. Gjatë pandemisë së vitit 2019 ne pamë që virusi Sars Cov 2 ndryshonte shpesh për sa i përket simptomave dhe sëmundshmërisë. Me këtë teknikë ne kuptojmë se kush janë variantet shqetësuese në qarkullim apo edhe variantet që paraqesin interes për trajtimin e pacientëve në spital. Me anë të mikroçipeve ne analizojmë materialin gjenetik të viruseve për sa i përket përmbajtjes së varianteve të ndryshme në lidhje me këto viruse”, vijon Hatibi.

Dr. Hatibi gjatë procesit shpjegues për kryerjen e këtyre analizave në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP-së, u ndal edhe në një tjetër hapësirë ku kryhet teknika molekulare për sa i përket identifikimit të shpejtë të kampionëve klinikë.

“Për 45 minuta ne arrijmë të shohim një rezultat paraprak për sa i përket viruseve sinsicial, Sarsc Cov 2, Covid 19 dhe grip. Është një teknikë e shpejtë, me sensitivitet të lartë 98%”, pohon Hatibi.

Nga ana e tij, Dr. Artan Simaku, mjek epidemiolog pranë ISHP-së apelon se mbrojtja më e mirë ndaj viruseve është vaksinimi.

“Vërehet rritje e qarkullimit të gripit krahasuar me javët paraardhëse. Vazhdojmë të mbetemi në kuadrin e një aktiviteti sezonal ose stinor normal dhe të pritshëm për stinën. Ajo që është e rëndësishme për popullatën është vaksinimi. Të gjithë personat që nuk e kanë kaluar gripin dhe nuk janë vaksinuar duhet të paraqiten në qendrat shëndetësore për t’u vaksinuar”, tha Simaku.

https://www.facebook.com/watch/?v=766404912500106

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...