11.5 C
Tirana

Tejkalon shifrën 70 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19

Më datë:

Ka shkuar në mbi 70 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën.

Sipas të dhënave të faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19 në rajone dhe vende, numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 në të gjithë botën ka arritur në 70.172, ndërsa numri i rasteve në 1.282.040.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Itali, me 15.887 viktima, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 13.055 viktima, SHBA-të me 9.620 dhe Franca me 8.078 viktima. Më pas vijnë Britania e Madhe me 4.934 dhe Irani me 3.603 të vdekur nga COVID-19.

Ndërkohë që në Kinë ku u shfaq epimedia janë shënuar 3.331 vdekje. 

Vendet e tjera ku janë shënuar mbi 1.000 vdekje janë Holanda me 1.766 vdekje, Belgjika me 1.632 dhe Gjermania me 1.584 viktima.

Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” me bazë në SHBA numri i të vdekurve nga ky virus është mbi 70 mijë ndërsa numri i të infektuarve mbi 1.2 milionë. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ta rrëzojmë këtë diktaturë”, Berisha shpall protestën e radhës më 10 shkurt

https://www.youtube.com/live/8v5YcbYVZf0?si=eg0Y0HF7dojyVPMS Kreu i PD-së Sali Berisha njoftoi sot në 30...

Begaj te sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron hapësira për investime

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin...

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,...

Përça dhe sundo, Trump po nxit separatistët e Alberta në Kanada që kërkojnë shkëputjen

Përfaqësues të presidentit amerikan Donald Trump raportohet të kenë...