9.5 C
Tirana

Tedi Blushi: Plani plotësisht i realizueshëm i Belind Këlliçit për transportin publik falas

Më datë:

Sekretari i përgjitshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka renditur përfitimet që sipas tij vijnë me planin e Belind Këlliçit, për transportin publik falas dhe modern.

Blushi shkruan se ky plan bën të mundur uljen e kostos së jetesës, lehtëson trafikun rrugor, pastron mjedisin, kurse kohë dhe mundëson më shumë parkime të lira.

POSTIMI I PLOTË
Plani i shkëlqyer dhe plotësisht i realizueshëm i Belind Këlliçit për TRANSPORTIN PUBLIK FALAS DHE MODERN :
✅️ UL KOSTON E JETESËS, sepse kostoja e biletave është peshë e rëndë për familjet e varfra dhe mundësia për të lënë makinën në shtëpi ul koston e kripur të karburantit.

✅️ LEHTËSON TRAFIKUN RRUGOR pasi shumë qytetarë do të zgjedhin të përdorin AUTOBUSËT FALAS dhe të lënë makinat në shtëpi.
✅️ PASTRON MJEDISIN ♻️, sepse ulja e numrit të makinave që qarkullojnë do e bëjë ajrin më të pastër e të shëndetshëm dhe do të ulë gjithashtu ZHURMAT NË QYTET.
✅ ️KURSEN KOHË , sepse rrugët e çliruara nga trafiku i shfryrë do të mundësojnë rritjen e shpejtësisë së lëvizjes nga një vend në tjetrin brenda qytetit, si dhe HIQEN RADHËT E BILETAVE DHE ABONEVE.
✅ ️MË SHUMË PARKIME TË LIRA ️ në rrugë për të gjithë ata qytetarë, që e kanë të pashmangshëm përdorimin e makinës, pasi rrugët do të kenë më pak qarkullim.
Është kaq e thjeshtë!
#BashkeFitojme ✌️
#TransportiPublik #ModernDheFalas #14Maj #NdryshimMeCdoCmim

Blushi Fb 1

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Tension në qendër të Tiranës: Protestuesit nisin marshimin drejt Kuvendit pas ndërhyrjes së policisë”

Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të...

“Berisha: Ata që rrëzuan diktatorin s’mendonin se do të shihnim rikthimin e regjimit”

https://www.youtube.com/live/N7vlPFRmluc?si=chJ0mTwhasloYwoS Kreu i PD-së, Sali Berisha nisi fjalimin e tij...

Qëlloi me thikë Egli Pashollarin, identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen

Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se...

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...