10.5 C
Tirana

Tedi Blushi: Do të bëjmë kallëzim penal, do të ketë aksione politike

Më datë:

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, në një deklaratë për mediat e cilësoi SPAK dhe GJKKO struktura kamikazë dhe mekanizma kriminal që janë në shërbim të regjimit.

Blushi tha se PL po mbledh informacione lidhur me atë që e konsideroi si banda që morën përsipër të bënin aktin e terrorit ndaj Presidentit të PL-së, Ilir Meta.

“Pjesë e grupit terrorist që rrëmbeu Presidentin e PL-së janë banditë, gangsterë që trimërohen pas maskave. Shqiptarët duhet ta dinë se kush janë këta horra që u përdorën”, tha Blushi.

Ai tha se një nga 6 oficerët e ngarkuar që duhet të prezantonte mandatin e arrestit është 27 vjeç, pa eksperiencë në strukturat e policisë, i cili në skenat e djeshme ka shërbyer edhe si roje trafiku.

“Nga horrat që u përpoqën të nxirrnin forcërisht Ilir Metën, të paktën kemi identifikuar dy persona me precedentë kriminalë, të lidhur me bandat në zonën e Durrësit. Nëse kjo nuk është e vërtetë lë të dalë ministri i Brendshëm dhe të përgënjeshtrojë deklaratat”, tha Blushi.


Ai u shpreh se një nga automjetet civile, pa asnjë logo policie, një automjet Volksëagen AA42IVA është ky automjeti nga i cili ka dalë një bandit me kapuç që ka kërcënuar me automatik edhe qytetarët.

Ky automjet prej dy vitesh qarkullon në rrugët e Shqipërisë pa asnjë dokument identifikues, madje me një histori shumë të dyshimtë”, tha Blushi. Ai u shpreh se automjetet që janë përdorur nuk i përkasin Policisë së Shtetit.

Blushi tha se persona me maska, pa asnjë shenjë identifikimi, të armatosur me armë të rënda ushtruan dhunë edhe ndaj z. Peca, funksionar i lartë politik i PL-së.

“SPAK dhe GJKKO janë dy struktura kamikazë, nuk ka asnjë provë dhe asnjë dëshmi që provon se Ilir Meta ka shkelur ligjin.
Janë dëshira dhe vullnete të regjimit përmes mekanizmave kriminal dhe kryeterroristit Altin Dumani.

Kanë marrë përsipër të shkatërrojnë pluralizmin”, tha Blushi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Komisioni i Ligjeve rrëzon nismën e Zhupës për një shtesë në ligjin “Për arsimin e lartë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa prezantoi sot në...

Henrik Hoxhaj para GJKKO: Si nisi konflikti me Ismet Boriçin dhe mendimi për hakmarrje

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme Kundër...

Spiropali në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për sigurinë dhe rritje e bashkëpunimit

Gjatë vizitës së saj në Washington, ministrja për Europën...

Vazhdon përçarja në familjen Beckham, Brooklyn zhduk tatuazhin dedikuar të atit

Brooklyn Beckham duket se ka shtuar tensionin me familjen...