13.5 C
Tirana

Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, zbulohet dinamika e ngjarjes

Më datë:

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e mbrëmshme (16 Prill) në kryeqytet, ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri pranë Liqenit Artificial.

Raportohet se e gjithë ngjarja ka nisur brenda një lokali, për një konflikt të çastit.

Fillimisht në ambientet e lokalit kanë hyrë 5 persona, për të pasuar më pas nga 3 të tjerë më vonë. Shkaku i sherrit ka qenë se një prej tyre nuk ka pranuar t’i japë dorën e t’i flasë një prej djemve në tavolinë.

Pas kësaj, ka nisur debat i rëndë me fjalë banale, e më pas ka përfunduar me përleshje fizike, duke përdorur e sende të forta.

Ka qenë një prej djemve të përfshirë i cili ka dalë jashtë lokalit, ka marrë pistoletën nga automjeti i tij dhe me qytën e armës ka goditur një person tjetër. Pas kësaj dyshohet se ka qenë momenti kur është qëlluar në ajër me armë zjarri, duke mos shkaktuar fatmirësisht të plagosur.

Pas të shtënës, të gjithë janë larguar nga vendngjarja me makinat e tyre.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, uniformat blu kanë arritur të identifikojnë personat e përfshirë në konflikt, një pjesë e të cilëve janë shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu edhe dëshmitarët e ngjarjes janë marrë në pyetje.

Sakaq, pjesa tjetër është shpallur në kërkim. Në përfundim të marrjes në pyetje, pritet që të dyshuarve t’u komunikohet masa e arrestit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...