4.5 C
Tirana

Të paktën 132 të vdekur në sulmin e rebelëve islamikë ndaj trupave siriane

Më datë:

Forcat e armatosura të Sirisë thanë sot se po vazhdonin të luftonin kundër rebelëve në pjesën veriperëndimore të vendit – pasi një monitor i luftës raportoi se numri i të vdekurve kishte rritur në 132.

Përleshjet midis militantëve dhe forcave qeveritare siriane filluan dje në veriperëndim të vendit në provincën e Alepos.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se ishin vrarë 49 ushtarë sirianë, ndërsa pjesa tjetër e viktimave ishin rebelë.

Grupi monitorues me qendër në Britani të Madhe tha se një aleancë e grupeve rebele islamike kishte sulmuar pozicionet e forcave të armatosura siriane në zonat rurale në perëndim të Alepos.

Në një deklaratë të lëshuar nga agjencia e lajmeve SANA, forcat e armatosura siriane thanë se grupet terroriste kishin nisur një sulm të madh në postet ushtarake në disa fshatra dhe qytete – në një shkelje të hapur të marrëveshjes së shmangies së përshkallëzimit.

“Forcat tona të armatosura janë përballur me sulmin terrorist, i cili është ende në vazhdim, dhe kanë shkaktuar humbje të mëdha”, thuhet në deklaratë.

“Forcat siriane po luftojnë në bashkëpunim me forcat mike, për të rikthyer situatën ashtu siç ishte”, sipas deklaratës.

Një luftë civile shkatërruese shpërtheu në Siri në vitin 2011.

Me ndihmën e aleatëve të Sirisë, Rusisë dhe Iranit, presidenti Bashar al-Assad ka rimarrë kontrollin e dy të tretave të vendit, por veriperëndimi është ende nën kontrollin e forcave opozitare.

Organizata ekstremiste islamike Hayat Tahrir al-Sham (HTS) konsiderohet si një nga grupet e armatosura më të forta në Sirinë veri-perëndimore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...