Të mërkurën votimi në gjyqin ndaj Presidentit Trump në Senat

Më datë:

Në Uashington, ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve që kanë ngritur akuza për shkarkimin e Presidentit Donald Trump dhe ekipi mbrojtës i presidentit paraqitë argumentet e tyre të mbylljes.

Në gjyqin që po zhvillohet në senat rezultati përfundimtar duket i sigurt, pasi republikanët kanë aty shumicën me 53 vende kundrejt 47 që kanë demokratët dhe nuk ka shenja që ndonjë senator i shumicës të votojë pro shkarkimit të presidentit Trump.

Demokratët vazhdojnë të argumentojnë se Presidenti Trump shpërdoroi pushtetin duke i kërkuar Ukrainës të niste hetime që do t’i jepnin atij avantazh politik, dhe se ai e pengoi Kongresin duke i udhëzuar anëtarët e administratës së tij që të mos dorëzonin dokumente dhe dëshmi gjatë hetimeve.
Secila palë pati dy orë në dispozicion për paraqitjen e argumenteve të mbylljes.

Avokatët e Presidentit Trump, dhe vetë ai, argumentojnë se ai nuk bëri asgjë të gabuar dhe se veprimet e tij nuk ngrihen në nivelin e një vepre që të justifikojë shkarkimin.

Senatorët kryesorë republikanë thanë se kërkesa e presidentit Trump për Ukrainën ishte e gabuar, por jo e tillë që të justifikonte akuzat e ngritura nga Dhoma e Përfaqësuesve. Votimi përfundimtar në Senat pritet të mërkurën./VOA

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Panik në Durrës, autobusi përfshihet nga flakët në mes të rrugës

Një autobus i linjës Durrës–Spitallë (linja e Universitetit) është...

Përplasje në Kuvend – deputetët e PD shkojnë drejt foltores pas refuzimit të fjalës për Strazimirin

Tensione në Kuvend. Teksa deputeti i PD-së, Gent Strazimiri...

Berisha ngre akuza ndaj Ramës: Presion mbi administratën për protestën në Vlorë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë në...

Tragjedi në detyrë: 1 i vrarë, 1 i plagosur – reagim nga Trauma

Drejtoi i Policisë së Shtetit Skënder Hita deklaroi nga...