7.5 C
Tirana

“Të diturit” po braktisin Shqipërinë, në 8 vitet e fundit janë larguar 369 mijë qytetarë

Më datë:

Shqipëria për fat të keq po përballet vitet e fundit me një “hemorragji” sociale, ku një numër i madh qytetarësh kanë zgjedhur të lënë vendin dhe të nisin jetën e tyre në një vend tjetër, si për shembull në Gjermani dhe në Francë.

Ata duket që po lënë Shqipërinë me shpresën se diku jashtë do të gjejnë atë çfarë iu ka munguar në vendin ku janë lindur e rritur.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2018 emigruan mbi 38 mijë shqiptarë. Përgjatë viteve 2011-2017 janë larguar nga vendi 330 mijë persona. Në total, për këto tetë vite janë 369 mijë qytetare të larguar. Largimi bëhet me një ritëm prej 46 mijë personash në vit.

Emigracioni po lë pasoja të ndjeshme demografike, sociale dhe ekonomike. Ai po prodhon boshatisje të vendit, rëndim te skemës së pensioneve, plakje të popullsisë dhe ulje të numrit të lindjeve, ngaqë ata që largohen nga vendi janë përgjithësisht në moshë të re.

Largimi i profesionistëve si inxhinierë, mjekë, punonjës të teknologjisë së informacionit, infermierë, mësues krijon vakume që nuk mund të plotësohen kollaj. Kjo jo vetëm prej investimit të gjatë ndaj profesionistëve të fushës, por sepse këto janë profesione që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shoqërinë dhe ekonominë e një shteti.

Braktisja kërkon ndërmarrjen e veprimeve urgjente nga qeveria dhe klasa politike, duke e kufizuar këtë dukuri me politika zhvillimi dhe rritjen e pagave shteterore per inteligjencën, te paktën nga korriku 2020. Rritja prej 7 për qind për të punësuarit në shëndetësi nuk po e ndalon boshatisjen e spitaleve.

Ndërkohë Ambasada Gjermane në Tiranë njoftoi qytetarët tanë të bëjnë kujdes kur aplikojnë për vizë pune në Gjermani, për të mos rënë pre e sekserëve që premtojnë lehtësira në aplikim, kundrejt parave. Aplikimi bëhet i gjithi me e-mail dhe pa pagese. Janë me mijëra ata që po mendojnë të shkojnë për pune në Gjermani ose Francë./ Euro News Albania

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha “shigjeton” partitë e reja: Fusin familjarët në listë të mbyllur, imagjinojeni në qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim...

Pas vizitës dy ditore, ish-presidenti Hashim Thaçi niset për në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili qëndroi për...

Trump: Korniza për paqen në Ukrainë është hartuar

Rusia ka më shumë sanksione se kushdo vend tjetër,...