Tavë Me Krahë Pule Dhe Patate – Receta që Nuk Duhet të Humbisni

Më datë:

Pula e pjekur me patate është një gatim klasik i shkëlqyer, që është pothuajse gjithmonë është i pranishëm në tryezat familjare.

Por nëse dëshironi të lëvizni pak nga receta e zakonshme, provoni të përgatisni tavën krokante me krahë pule dhe patate. Një shije unike që do t’ju ngelet në mënd për një kohë të gjatë.

AgroWeb.org iu sugjeron ta provoni edhe ju në shtëpitë tuaja duke ndjekur më poshtë recetën e plotë.

Përbërësit

8 krahët e pulës

500g patate

200g thërrime buke

50g miell

50g djathë kaçkavall

2 vezë

Majdanoz për shije

Vaj ulliri

Kripë për shije

Përgatitja

Për të përgatitur këtë vakt të mrekullueshëm, fillimisht shtoni miellin në një tas dhe lyeni me të krahët e pulës nga të dyja anët.

Më pas hiqni miellin e tepërt dhe vendosini krahët në një pjatë të madhe.

Në një enë tjetër hidhni thërrimet e bukës, djathin kaçkavall të grirë dhe majdanozin e grirë (lini pak mënjanë për në fund) dhe përziejini mirë përbërësit. Ndërsa në një enë tjetër hidhni vezët.

Vazhdoni duke zhytur krahët e pulës një e nga një në tasin me vezë dhe më pas në atë me thërrime buke dhe djathë.

Është e rëndësishme që mishi të kalohet fillimisht në miell për të parandaluar thërrimet e bukës të shpërndahen gjatë gatimit.

Pasi të keni mbaruar me krahët e pulës, mund të vazhdoni me patatet.

Qëroni patatet dhe pritini në kubikë, vendosini në tavë me krahët e pulës dhe spërkatini me vaj dhe kripë.

Në fund hidhni sipër tyre thërrimet e bukës që kanë mbetur.

Piqini në furrë të parangrohur në 200°C për 40 minuta.

Pasi të jenë gatuar, zbukurojeni me majdanozin e mbetur dhe shërbejini krahët e shijshëm të pulës me patate ende të nxehta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërthimi në Gjirokastër me një viktimë, policia zbardh detajet e para

Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacion në lidhje me...

Dy vite presion ndaj të moshuarit, në pranga 41-vjeçari

Një 41-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga pasi...

Kriza politike në Francë, shkollat në qendër të revoltës

Në Francë, ajo që nisi si protestë e nxënësve...

Dy armë zjarri dhe 32 mijë euro në banesë, në pranga 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit...