12.5 C
Tirana

Tavë me Bamje

Më datë:

Koha për përgatitjen e kësaj recete të shijshme është pikërisht tani.

Bamjet e reja kanë dalë në treg dhe pjatat me to janë plot shije dhe vlera.

Sot AgroWeb.org për lexuesit e tij sjell mënyrën e përgatitjes së tavës me bamje nga qyteti i bukur i Prizrenit.

Të përgatitura në tavë bamjet marrin një shije krejtësisht tjetër dhe nuk humbasin formën e tyre.

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi
  • 1 kg bamje
  • 2 qepë
  • 200gr gjalpë
  • 3 domate
  • 2 limona
  • Kripë
  • Piper të kuq
  • Piper të zi

Përgatitja:

Për të nisur këtë recetë duhet që si fillim të keni prerë në thela mesatare mishin e viçit.

Mundohuni që të largoni kockat apo pjesët e dhjamit në mënyrë që mishi të ketë vetëm tul.

Pasi të keni kryer këtë hap marinojeni lehtë mishin me pak kripë dhe piper.

Më pas qëroni bamjet duke u hequr bishtat dhe zhytini në një tas me ujë dhe lëng limoni.

Ky proces do të bëj të mundur largimin e pushit të bamjeve.

Lërini bamjet në tasin me ujë dhe lëng limoni për 30 minuta dhe vazhdoni me recetën.

Vendosni një tigan në zjarr me pak gjalpë dhe hidhni qepën për ta skuqur derisa ajo të ketë ulur volumin e saj ose të jetë bërë transparente.

Tani shtoni edhe thelat e mishit dhe skuqini lehtë duke i shtuar 2-3 lugë gjelle me ujë.

Kur mishi të ketë marrë një ngjyrë të lehtë nga të dyja anët është koha që të shtoni domatet.

Lëngu i domateve do të shërbejë për të zbutur si mishin po ashtu edhe bamjet.

Në fund e kanë radhën bamjet, të cilat i keni kulluar nga uji.

Jepini shije me kripë dhe piper të kuq e të zi dhe përziejini lehtë pa u prishur formën.

Kur të jetë gati tava, shërbeheni të ngrohtë me sallatë me perime te freskëta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...