15.5 C
Tirana

Tani mund ta pyesni edhe Apple Siri rreth Covid-19

Më datë:

Apple po bën përpjekjet e saj në luftën kundër koronavirusit të ri dhe ka përditësuar asistentin e famshëm digjital me zë – aplikacionin Siri për t’iu përgjigjur disa pyetjeve të thjeshta në lidhje me Covid-19, duke i drejtuar njerëzit drejt disa prej burimeve më autoritative shëndetësore në internet.

Siç është raportuar nga CNBC këtë fundjavë, pyetjet me zë ndaj Siri-të sikurse “hej Siri, a kam coronavirus?” do t’ju drejtojnë tek një listë pyetjesh të shpejta në lidhje me simptoma të tilla si kolla e thatë dhe çrregullimet në frymëmarrje.

Sigurisht që Siri nuk është në asnjë mënyrë një zëvendësim për një profesionist shëndetësor, por përgjigjet në aplikacion janë dhënë nga Shërbimi i Shëndetit Publik i SH.B.A.-së, dhe Siri mund t’ju drejtojë tek faqja e internetit e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve ose madje mund t’ju bëjë që të telefononi shërbimet e emergjencës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ngjarje e rëndë në Tiranë, një prej të plagosurve në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e...

Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Messages

Kompania Meta ka njoftuar se faqja Messenger.com do të...

Mbështetje për integrimin evropian, Vengu takim zyrtar në Hungari

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, zhvilloi sot...

Denoncim për shoqërime të të miturve, Kapri kërkon hetim nga AMP

Qytetarë të shumtë janë duke u përballur me një...