13.5 C
Tirana

Takimi i 10-të i Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit/ Meta në Slloveni: Mbështesim bashkëpunimin rajonal për të përshpejtuar integrimin në BE

Më datë:

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mbërritur në Slloveni për të marrë pjesë në takimin e 10-të të udhëheqësve të procesit të Brdo-Brijunit.

Nga video e publikuar shihet se Meta është pritur në takim nga presidenti slloven, Pahor dhe ai kroat, Milanoviç.

Ai thotë se ka gjetur një organizim dhe mikpritje të ngrohtë aty. Nga ana tjetër Meta thotë se ky takim dëshmon se bashkëpunimit rajonal po i jepet një mbështetje të fortë për paqen dhe përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

STATUSI NGA ILIR META

Kënaqësi të marr pjesë sot në Takimin e 10 të Udhëheqësve të Procesit Brdo-Brijuni, që organizohet në Brdo, Slloveni. Faleminderit Presidentit Pahor dhe Presidentit Milanoviç për organizimin dhe mikpritjen e ngrohtë.

Ky takim i rëndësishëm sot i Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit dëshmon se i japim një mbështetje më të fortë dhe më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal për të konsoliduar paqen dhe përshpejtuar integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...