14.5 C
Tirana

Tajani: Shqipëria vend europian, e ardhmja në BE

Më datë:

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka riafirmuar mbështetjen e Romës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian, duke theksuar se procesi duhet të shihet si “ribashkim” dhe jo si zgjerim.

Gjatë ministerialit me temë “Korridori VIII në momentin strategjik të Europës, Ndërlidhje dhe Qëndrueshmëri përmes Mobilitetit Ushtarak, Prosperitet i Përbashkët përmes Integrimit”, Tajani u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende evropiane dhe se integrimi i tyre përbën një përparësi strategjike.

Ai nënvizoi se Korridori VIII është një nismë politike që mbështet afrimin e rajonit me BE-në, ndërsa Italia, sipas tij, do të bëjë maksimumin për ta çuar përpara këtë proces.

“Ju jeni europianë ky është një ribashkim ashtu siç ka ndodhur më parë me Rumaninë dhe Bullgarinë.

Është më mirë të flasim për ribashkim.

Më 30 mars kemi një takim me grupin e Ballkanit. Rajoni ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik, kompanitë italiane janë të gatshme të investojnë në rajon. Korridori i 8 është gjithashtu prioritet i Romës”, tha Tajan.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një shëtitje pas ngrënies mund të ndryshojë mënyrën se si truri dhe trupi reagojnë ndaj ushqimit

Të ngrënit nuk e furnizon vetëm trupin me karburant...

Balla: Rama mes folësve kryesorë në takimin e Bordit të Paqes

Kryeministri Edi Rama do të flasë sot në mbledhjen...

Avokati i Metës flet pasi u dhunua: Jam si hekuri që përthyhet, por nuk thyhet

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ishte i...

Arrestimi i ish-princit Andrew, reagon Mbreti Charles III: Drejtësia ka mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë

Charles III ka reaguar publikisht pas arrestimit të vëllait...