Ushtria turke neutralizoi 4 terroristë të PKK/YPG-së në Siri

Më datë:

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se janë neutralizuar katër terroristë të PKK/YPG-së në rajonet e çliruara me operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Burimi i Paqes” në Siri, të cilët kishin hapur “zjarr provokues” ndaj ushtarëve.

Sipas njoftimit nga ministria në operacionin e zhvilluar nga ushtarët, janë neutralizuar katër terroristë të PKK/YPG-së.

Autoritetet turke në përgjithësi përdorin fjalën “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Turqia filloi tri operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar zgjidhjen paqësore nga vendasit: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40.000 personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ekipi i ri i Demo-s për pushtetin vendor, prioritet shërbimet

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, prezantoi sot...

Policia ndërhyn te Kuvendi, protestuesit largohen nga hyrja

Forcat e policisë kanë ndërhyrë pranë ambienteve të Kryesisë...

Profili i kreut të ri të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë...

GJKKO jep 110 vite burg për grupin e mashtruesve

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi sot më...