Tabaku: U përdorën kartonët për të mbrojtur një deputete, precedent i rrezikshëm

Më datë:

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjatë seancës në Konferencën e Kryetarëve, ku është diskutuar sërish për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, tha se debati po bëhet mbi një precedent të gabuar, jo për emrin e një deputeti.

Tabaku tha se diskutimi bëhet mbi parimin dhe jo mbi emrin e deputetes Xhaçka.

Detaje nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, shprehet se në fjalën e saj, deputetja Tabaku ka thënë se “në vitin 2010, çdo progres-raport thuhej që qeveria e PD s’ka respektuar një vendim të GJK dhe tani po bëhet fjalë për 9 vendime të tjera që nuk i zbaton qeveria dhe këtu vendosim një precedent të rrezikshëm”.

“Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë.

Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle”, tha Tabaku.

Referuar kërkesës që Kuvendi i ka drejtuar Komisionit të Venecias, Tabaku u shpreh se në Venecia ne kemi çuar reformën në drejtësi, ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje në Venecia.

“Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike. Po të isha në veten time s’do kisha dashur hiç mburojë politike, le ta vendosë GJK.


Përse nuk e keni çuar më herët në Komision të Venecias? Përse ndodh sot për herë të parë kësaj radhe dhe jo më herët? Nuk duhet cënuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Tabaku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...