Tabaku: Rishikimi i buxhetit, asnjë përmirësim për qytetarët

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike (PD), Jorida Tabaku kritikoi sot aktin normativ për rishikimin e buxhetit, duke e quajtur atë një tjetër buxhet që nuk sjell asnjë përmirësim për qytetarët.

Sipas Tabakut, akti normativ është një reflektim i 11 viteve të buxheteve socialiste që kanë lënë pas dore interesat e qytetarëve, shtresës së mesme, fermerëve, arsimit dhe sektorëve të tjerë të rëndësishëm të vendit.

“Ndërkohë që rritja e pagave reale ka qenë vetëm 2.2% në 11 vite socialiste, rritja e çmimeve ka qenë 2.5%. Për herë të parë në 15 vite, paga reale ka qenë në rënie,” tha Tabaku, duke ngritur shqetësimin se këto politika ekonomike kanë ulur vlerën e pagave dhe kursimeve të qytetarëve.

Tabaku akuzoi qeverinë për kthimin e buxhetit në favor të pakicës, ndërsa shumica e qytetarëve vazhdon të përballet me vështirësi ekonomike.

Duke përfunduar, deputetja e PD theksoi se ky akt normativ, si gjithë të tjerët më parë, nuk sjell asnjë ndryshim real në jetën e përditshme të qytetarëve dhe nuk adreson problemet e tyre kryesore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...