1.5 C
Tirana

Tabaku: Qeveria përjashton pakicën me incentiva fiskale, në kundërshtim me praktikat e BE-së

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Komisionin e Çështjeve Europiane, ngriti shqetësimin se qeveria shqiptare ndjek politika fiskale që bien në kundërshtim me praktikat dhe standardet e Bashkimit Europian.

Ajo theksoi se, ndryshe nga BE-ja që synon të mbështesë shumicën përmes incentivave fiskale, qeveria shqiptare zgjedh të përjashtojë një pakicë të vogël, duke lënë pas dore shumicën dërrmuese të popullsisë dhe bizneseve të vogla e të mesme.

Tabaku kritikoi faktin që sektori i bujqësisë, një nga më të rëndësishmit për ekonominë shqiptare, nuk trajtohet me incentiva fiskale gjithëpërfshirëse. Ajo propozoi një rregullim të skemës së kompensimit për agro-përpunuesit, që do të ndikonte drejtpërdrejt te fermerët dhe ekonomitë rurale.

“Fatkeqësisht ne shohim që qeveria shqiptare zgjedh që legjislacionin e BE ta ketë selektiv dhe të përjashtojë aty ku është pakica dhe të përfshijë aty ku është shumica. Dhe analiza më tregon që bujqësia dhe diferencimi fiskal në këtë sektor është më i rëndësishmi si diferencim në politikat fiskale. Ashtu siç përdor tek diferencimi shportës sepse përdor një masë e madhe e popullsisë ndërsa ju keni zgjedhur të kundërtën dhe ky është shqetësim i grupeve të interesit”- tha Tabaku.

Për më tepër, deputetja shprehu shqetësimin se qeveria përdor legjislacionin e BE-së në mënyrë selektive, duke përfshirë incentiva aty ku preken pakicat dhe duke përjashtuar shumicën e popullsisë nga përfitimet e politikave të përafruara.

“Kjo qasje jo vetëm që bie në kundërshtim me standardet e BE-së, por edhe dëmton procesin e integrimit europian të Shqipërisë,” u shpreh Tabaku.

Në fund, ajo apeloi për një strategji të qartë dhe gjithëpërfshirëse për përafrimin e legjislacionit fiskal me atë të Bashkimit Europian, duke përfshirë edhe ndryshimet e nevojshme në politikat e TVSH-së për të mbështetur shumicën e qytetarëve dhe bizneset e vogla e të mesme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...