13.5 C
Tirana

Tabaku: “Paqja fiskale”, kanal zyrtar për pastrimin e parave

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku theksoi sot se projektligji për “Paqen fiskale”, favorizon kryesisht kompanitë e ndërtimit dhe krijon një mekanizëm të rrezikshëm legalizimi të të ardhurave të padeklaruara.

Tabaku theksoi se opozita do të kërkojë tërheqjen e ligjit dhe, nëse kjo nuk ndodh, do të propozojë amendamente për të kufizuar dëmet që ai mund të shkaktojë.

“Në qoftë se ligji nuk tërhiqet, ne kemi përgatitur dhe disa amendamente për t’u përpjekur për ta kufizuar dëmin që ky ligj shkakton, por ky është një nga 17 ligjet që në këtë parlament janë ligje të lobuara dhe të sponsorizuara dhe cenon rëndë jo vetëm procesin e integrimit, por njëkohësisht edhe të gjitha detyrimet për pastrimin e parave. Kryesisht përfitimet kryesore i marrin kompanitë e ndërtimit, sepse dhe këtu lidhet sigurisht pastrimi i parave që vjen nga ndërtimi”, tha Tabaku.

Tabaku shtoi se marrëveshja e paqes fiskale ka në bazë dy elementë.

“Elementi i parë është që rideklaron të ardhurat e shkuara, të pesë viteve të shkuara dhe pastaj deklaron një normë fitimi për tre vitet e ardhshme. Praktikisht, kushdo që ka kesh (cash) në shtëpi thotë: unë e kam pasur këtë fitim, po s’e kam deklaruar dhe po e deklaroj tani. Është një kanal zyrtar për pastrimin e parave, kryesisht në biznese që ky pastrim parash ndodh dhe fokus është ndërtimi”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Avokati i Popullit, rrëzohet kërkesa e opozitës për heqjen nga rendi i ditës

Kuvendi rrëzoi sot me 77 vota kundër, 30 vota...

Shqipëria merr Presidencën e Komitetit të Monitorimit të Interreg Europe

Shqipëria ka marrë një rol historik në bashkëpunimin europian...

Gara për kreun e SPAK, Musabelliu: Prioritet integriteti, pavarësia dhe rezultatet konkrete

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) u zhvillua...

Nisin punimet në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Në Podujevë ka nisur faza e re e investimeve...