13.5 C
Tirana

Tabaku: Absurd ekonomik, digjitalizime rekord dhe rritje e administratës me 20 mijë punonjës

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se sistemi elektronik është në kaos. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku u shpreh se E-albania prej javësh është jashtë shërbimit, gjë e cila ka shkaktuar probleme tek bizneset shqiptare.

“Qeverisja digjitale është kthyer në një feudalizëm elektronik. Rezultati, është një sistem qesharak. E-Albania prej javësh lëngon, është një projekt në letër, është jashtë shërbimit. Sot biznesi shqiptar është në kaos, bizneset e vogla nuk bëjnë dot bilancet, nuk lëshojnë dot fatura, nuk rinovojnë dot certifikata të fiskalizimit”, vijoi deputetja demokratike.

“Imagjinoni një sipërmarrës të vogël rropatet për ta paguar taksa dhe të rritura dhe në fund të ditës rrezikojnë gjobën ose mbylljen, pse sepse sistemi 500 milionë eurosh i qeverisë shqiptare nuk funksionon, ka rënë. E çfarë bën AKSH asnjë njoftim, asnjë ndjesë, por do t’i paguajë në një kohë të dytë thotë qeveria shqiptare, sepse për ju qytetari është vetëm pagues dhe nuk përfiton asgjë”, tha Tabaku.

Tabaku shtoi se “paradoksi nuk përfundon këtu, pasi në çdo vend normal të botës kur investon në teknologji administrata duhet të ishte reduktuar, kompjuteri duhet të kishte zëvendësuar punonjësin, ndërkohë që vetëm në Rilindje ndodh absurd ekonomik, rritet buxheti për digjitalizime rekord dhe rritet numri i administratës me 20 mijë punonjës duke e çuar atë në 184 mjë punonjës rriten shpenzimet për paga me pothuajse 80%”.

Tabaku nënvizoi se “së bashku administrata elektorale dhe tenderat e AKSH-it sot marrin 20% të buxhetit”.

“Arsimi mbetet përsëri thërrime. Kjo tregon se qëllimi nuk është modernizimi ose punësimi por pasurimi i klientëve. Kompanitë e IT-së që janë kontraktuar janë vetëm një mirazh për të fshehur gjurmët e korrupsionit. A ju kujtohet Diella, ku është sot ajo pse është fikur, pse çdo sistem i qeverisë nuk funksionon”, tha ajo.

Sipas Tabakut ky dështim i digjitalizimit nuk është i izoluar, është simptomë e mungesës totale të përgjegjësisë.

“Një shtet që nuk mban dot në këmbë një faqe interneti si mund të menaxhojë fatkeqësitë natyrore. Inxhinieria e AKSH-it dështoi se u ndërtua dhe u ngrit mbi vjedhjen”, tha Tabaku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Koçiu: Policia u sulmua me molotov gjatë protestës së opozitës, veproi sipas ligjit

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu tha sot...

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për konfiskimin e apartamentit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi...

Berisha nga Strasburgu: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg...

Braçe kërkon fond për dëmshpërblimin e bujqve nga përmbytjet, Balla: Po bëhet vlerësimi i dëmeve në terren

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe kërkoi sot në...