Sunak: Nga marrëveshja me Shqipërinë janë kthyer 1800 emigrantë të paligjshëm

Më datë:

Kryeministri britanik Rishi Sunak këtë të hënë në një deklaratë për mediat vendase është shprehur se në kuadër të marrëveshjes me Shqipërinë deri më tani janë kthyer në vendin e tyre 1800 shqiptarë.

Sunak është shprehur se marrëveshja gjithashtu ka sjellë edhe efekt parandalues, në numrin e njerëzve që mbërrinin ilegalisht nga Shqipëria me “pothuajse 90%”.

Marrëveshja e kthimit me Shqipërinë ka çuar në kthimin e 1,800 personave dhe kishte një efekt parandalues, me numrin e njerëzve që mbërrinin nga ai vend me “pothuajse 90%”, ka thënë ai.

Në deklaratën e tij për mediat Sunak, ka theksuar gjithashtu se janë dyfishuar arrestimet e personave që merren që kalojnë ilegalisht emigrantët në Britani.

Para se të nisja planin tim në dhjetor, numri i hyrjeve të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar me gomone katërfishuar në dy vjet. Disa thanë se ky problem ishte i pazgjidhshëm. Ata kishin humbur besimin te politikanët për të bërë diçka për këtë. Dhe sigurisht, ne kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Por në pesë muajt që kur nisa planin, kalimet tani janë ulur me 20%, krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është hera e parë që nga fillimi i këtij problemi që mbërritjet midis janarit dhe majit kanë rënë në krahasim me një vit më pare”, ka thënë ndër të tjera kryeministri britanik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...