17.5 C
Tirana

Sultjash me Mollë dhe Arra – Ëmbëlsira e Shëndetshme që Duhet të Provoni

Më datë:

Sultjashi në traditën tonë është një nga pjatat që gjyshet dhe nënat përgatisnin për fëmijët e tyre.

Por nga ana tjetër sultjashi ishte edhe një ëmbëlsirë e shpejtë dhe e plotë.

Me përgatitje të thjeshtë dhe me pak përbërës, sultjashi ishte zgjidhje kur nepsi kërkonte diçka të ëmbël.

AgroWeb.org sjell për ndjekësit e tij një mënyrë tjetër për të përgatitur këtë recetë fantastike.

Duke e pasuruar atë me mollë të freskëta dhe arra e kanellë, sultjashi do të kthehet në një delikatesë unike.

Ndiqni këshillat e shpjeguara mëposhtë dhe përgatiteni që sot këtë recetë.

PËRBËRËSIT

1 filxhan kafeje me oriz

2 lugë gjelle sheqer

1 lugë gjelle niseshte

1 mollë

50 gr arra

500 ml qumësht

PËRGATITJA

Në një tenxhere vendosni të ziejë me pak ujë orizin.

Sapo të shihni që kokrrat e orizit të jenë zbutur pak shtoni qumështin dhe përziejeni herë pas here që përbërja të mos ngjitet.

Pasi qumështi të ketë zierë shtoni niseshtenë dhe sheqerin dhe përsëri përziejeni derisa masa të trashët.

Kur masa kremoze të jetë mpiksur, qëroni dhe prisni mollën dhe hidheni tek sultjashi bashkë me arrat.

Përziejeni lehtë sultjashin dhe ndajeni në tasa të vegjël.

Nëse dëshironi mund ta spërkatni me kanellë për t’i dhënë një shije akoma edhe më të mirë.

Lëreni që të ftohet pak dhe mund ta shërbeni për të dashurit tuaj.

Sultjashin mund edhe ta fusni në frigorifer për një apo dy orë dhe ta konsumoni të freskët, ose mund ta konsumoni të ngrohtë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...