Sulmi në Austri, autori kishte përgatitur edhe një bombë artizanale

Më datë:

Ish-nxënësi 21-vjeçar që kreu masakrën me 10 të vrarë në një shkollë në Austri, kishte përgatitur edhe një bombë artizanale. Materiali shpërthyes u gjet nga policia në shtëpinë e tij.

Po kështu zbuloi edhe një letër lamtumirë vetëvrasje ku shkruante se ishte ndjerë i bullizuar, si dhe kishte regjistruar një video-tronditëse për nënën e tij përpara se të kryente sulmin me armë, dhe më pas u vetëvra.

Në videon që kishte regjistruar, autori kishte thënë se po vepronte “me vullnetin e tij të lirë”.

Viktimat e sulmit me armë janë gjashtë vajza, tre djem dhe një grua. Austria ka shpallur tri ditë zie kombëtare.

11 të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë në spital duke marrë trajtim.

Në videot amatore të regjistruara në vendngjarje, shfaqeshin nxënës që vraponin për të shpëtuar, të tjerë ishin fshehur nëpër klasa dhe në sfond dëgjoheshin të shtënat e armëve.

Policë të armatosur rëndë hynë brenda gjimnazit për të neutralizuar autorin. Ky i fundit ishte i armatosur me një pushkë dhe një pistoletë Glock.

Sulmuesi u gjet i vetëvrarë në një nga tualetet e shkollës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...